Sport

Tragjedi, moti i keq i merr jetën 21 sportistëve në Kinë

23 Maj 2021, 09:57 Nga DOSJA
Tragjedi, moti i keq i merr jetën 21 sportistëve në Kinë

KINE – Të paktën 21 persona kanë humbur jetën për shkak të motit te keq, erës së fortë dhe shirave të rrëmbyeshëm, gjatë një gare “ultramaratonë”, që po zhvillohej në Kinë, në provincën jugperëndimore Gansu.

“Pjesa e garës, e cila zhvillohej në një lartësi të madhe dhe që ishte vetëm në fillimin e saj midis kilometrave 20-30, u prek nga kushtet ekstreme të motit. Brenda pak minutash pati rreshje intensive breshëri dhe shi të rrëmbyeshëm në këtë zonë, të shoqëruara me erëra të forta, ndërkohë që temperaturat ranë ndjeshëm,”– tha kryetari i bashkisë së qytetit të Baiyinit, Zhang Xuchen.

Menjëherë janë përpjekur autoritetet t’i vinë në ndihmë disa pjesëmarrësve të garës, duke shpëtuar 18 prej tyre. Në total në këtë garë merrnin pjesë 172 persona ditën e diel dhe prej tyre 151 janë konfirmuar që janë të sigurta, sipas agjencisë së lajmeve kineze Xunhua. Gansu është një nga provincat më të varfra të Kinës në kufi me Mongolinë.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport provincën jugperëndimore gansu provincën jugperëndimore gansu

Sondazh

Poll