Sport

Një talent prej ‘kristali’, dëmtohet në ndeshjen e fundit, ylli italian rrezikon Evropianin

23 Maj 2021, 15:06 Nga DOSJA
Një talent prej ‘kristali’, dëmtohet në ndeshjen e

ITALI-Evropiani në rrezik për Stefano Sensin. Mesfushori i Interit, viktimë e një dëmtimi tjetër sezonal, u zëvendësua në minutën e 39-të të pjesës së parë në ndeshjen kundër Udineses për shkak të një tendosjeje muskulore në kofshën e tij të djathtë.

Një problem që vë në rrezik praninë e lojtarit në Evropian, e cila do të fillojë në 11 Qershor me Turqi-Itali në Stadiumin “Olimpico” në Romë. Sensi është në mesin e 33 lojtarëve të thirrur nga trajneri Roberto Mancini për ndeshjen miqësore kundër San Marinos, sfida e fundit e Italisë para se të zyrtarizohen 26 lojtarët e thirrur për Euro 2020.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport inter sensi inter sensi

Sondazh

Poll