Sport

5 gola Udineses, pas nëntë vitesh Inter rikthehet në “Olimpin” e futbollit italian

23 Maj 2021, 15:42 Nga DOSJA
5 gola Udineses, pas nëntë vitesh Inter rikthehet në

ITALI- Festa e titullit kampion kulmoi pasditen e sotme në “San Siro”, në ndeshjen e fundit të kampionatit ndaj Udineses, në përfundim të së cilës u bë edhe ceremonia e dorëzimit të trofeut. Inter fitoi për herë të 19-të trofeun më të rëndësishëm në Itali duke i bërë një mbyllje kampionatit me një fitore me shifrat 5-1.

Serinë e golave e hapi Ashley Young në minutën e 8’, ndërsa pak para fundit të pjesës së parë ishte danezi Eriksen që ekzekutoi në mënyrë të saktë një goditje dënimi, duke dyfishuar shifrat.

Në fillim të pjesës së dytë zikaltrit fituan një 11-metërsh të cilin e shndërroi në gol Lautaro, ndërsa më pas ishte Perisic që shënoi një gol mjaft të bukur me një goditje në pozicion të prirët dhe Lukaku çoi shifrat në 5-0 në një devijim me fat, pas topit të kthyer nga shtylla.Udinese gjeti golin e nderit në minutën e 79’, kur pas një penalltie të akorduar me ndërhyrjen e VAR-it, ishte Roberto Pereira.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport inter serie a inter serie a

Sondazh

Poll