Sport

“Tulipani” Depay gati të vishet “blaugrana”, por vetëm me një kusht…

23 Maj 2021, 09:51 Nga DOSJA

SPANJE – Memphis Depay ka arritur marrëveshje me Barcelonën, ndërsa sot ai zhvillon ndeshjen e fundit me Lyonin, para se të largohet nga skuadra franceze si futbollist i lirë. Ka qenë gazetari Nicolo Schira, ai që ka publikuar edhe detajet e kontratës së Depayt, që pritet të zyrtarizohet në ditët e ardhshme.

Anësori 27-vjeçar ka gjetur akordin me klubin katalan për të nënshkruar një kontratë tri vjeçare, e cila do ta mbante atë në “Camp Nou” deri në verën e vitit 2024. Nga kjo marrëveshje ylli holandez do të fitonte pagë vjetore prej 5 milionë eurove në sezon, plus edhe disa bonuse të tjera.

Edhe pse zyrtarizimi i kësaj marrëveshjeje ende mungon, pasi ky transferim mund të dështojë, nëse klubi i Barcelonës do të largojë trajnerin holandez Ronald Koeman nga pankina “blaugrana” çka po flitet gjithnjë e më tepër ditët e fundit.

Ka qenë vet Depay, i cili ditë më parë ka pranuar se është në kontakt me Barcelonën, duke shtuar se ka edhe klube të tjera të interesuara për të. Holandezi ka pasur një vit fantastik në Lyon, ku në 39 ndeshje ka shënuar 22 gola dhe ka asistuar në 10 të tjerë.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport barcelona camp nou memphis depay ronald koeman barcelona camp nou memphis depay ronald koeman

Sondazh

Poll