Sport

Ferrari, probleme në boshtin e majtë, Leclerc nuk garon në Montekarlo…

23 Maj 2021, 13:33 Nga DOSJA

MONTEKARLO – Fat i keq për Ferrarin e Charles Leclerc, i cili nuk do të konkurrojë në Grand Prix të Montekarlos, pavarësisht se kishte fituar “pole position”. Pasi shmangu penalltinë prej 5 pozicionesh për ndryshimin e kutisë së shpejtësisë, piloti monegask hasi probleme me makinën gjatë xhiros së provës paradite dhe u detyrua të kthehej në bokse.

SF21, pas kontrolleve të nevojshme, ishte e pamundur të riparohej dhe përfundimisht u tërhoq nga gara, lajm të cilin e bëri të ditur vetë skuderia Ferrari.

Momente dramatike, dëshpërim për Leclerc, i cili u detyrua t’i linte vendin e pare në nisje Max Verstappen. Pas Bottas vjen Sainz i Ferrarit, i cili ka gjithë peshën e skuadrës mbi supe, për të përballuar edhe zhgënjimin e shokut të tij të skuadrës, Charles Leclerc.

B.T (Dosja.a)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport charles leclerc ferrarin grand prix të montekarlos probleme me makinen charles leclerc ferrarin grand prix të montekarlos probleme me makinen

Sondazh

Poll