Sport

Verstappen triumfon në Montekarlo, podiumi i parë te Ferrari për Sainz: renditet i 2-ti!

23 Maj 2021, 15:08 Nga DOSJA

MONTEKARLO – Piloti holandez Max Verstappen i Red Bull, arrin të fitojë Grand Prix Montekarlo 2021, duke kaluar vijën e finishit, përpara Carlos Sainz, që ngjitet në podiumin e parë të karrierës së tij te Ferrari.

Piloti i McLaren, Lando Norris u rendit i treti. Pas këtij suksesi të bukur, holandezi i Red Bullit kryeson edhe renditjen e pilotëve në këtë botëror. Finlandezi Valtteri Bottas, për shkak të një defekti në ndërrimin e gomave, pas “pit-stop”-it të pare, u detyrua ta braktisë garën…

Pak, por gjithsesi rreth 8 mijë tifozë ishin të pranishëm në pistën piktoreske të Montekarlos, pas anulimit të kësaj gare më 2020. Ishte gara e parë GP në Formula 1, ku tifozët rikthehen në pistë… Ja dhe renditja përfundimtare e pilotëve në garën GP të Montekarlos:

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport carlos sainz ferrari lando noris max verstapen montekarlo carlos sainz ferrari lando noris max verstapen montekarlo

Sondazh

Poll