Sport

Këshilla e Pep Guardiolës: “Mos u bëni trajnerë, është shumë stresuese”!

23 Maj 2021, 09:28 Nga DOSJA
Këshilla e Pep Guardiolës: “Mos u bëni trajnerë,

ANGLI – Për Pep Guardiolën e famshëm, i cili po udhëheq Manchester City drejt majës së Europës, ndërkohë që ka bërë histori me Barcelonën dhe lënë gjurmë me Bayern, profesioni i trajnerit është shumë i vështirë. I ftuari special i Bobo Vierit në “Bobo TV”, trajneri spanjoll ka treguar për vështirësitë e të këtij profesioni, ku stresi është “vrasës”.

“Nuk ju këshilloj të bëheni trajnerë, është një profesion shumë stresues. Çdo tri ditë të duhet të lësh 7-8 lojtarë jashtë skuadrës, djem të shkëlqyer që nuk kanë bërë asnjë gjë të keqe. Nuk ka rëndësi të fitosh një titull, nëse raporti yt me skuadrën ka qenë katastrofik gjatë gjithë vitit.

Trajneri përjeton një luftë të përditshme, atij i dihet të insistojë e të insistojë për të bërë gjithçka që mundet për të mirën e grupit dhe skuadrës. Ju e dini shumë mirë, lojtarët të ndjekin, nëse ti fiton dhe ata luajnë…

Gjithmonë do të ketë edhe nga ata tipa që kur nuk luajnë mendojnë: “Ah, ky trajner nuk më do fare. Kjo është arsyeja pse janë të nevojshme idetë dhe marrëdhëniet njerëzore,”- ka deklaruar Pep Guardiola, i cili më 29 maj shpreson të fitojë Champions League me City.

B.T (Dosja.al)

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport ish-trajneri i barcelones pep guardiola profesioni i trajnerit trajneri i manchester cytit ish-trajneri i barcelones pep guardiola profesioni i trajnerit trajneri i manchester cytit

Sondazh

Poll