Sport

Atletico Madrid, festa e titullit kampion kthehet në tragjedi, ndërron jetë tifozi 14-vjeçar

23 Maj 2021, 07:51 Nga DOSJA
Atletico Madrid, festa e titullit kampion kthehet në tragjedi, ndërron

SPANJË-Atletico e Madridit u shpall kampione e Spanjës në finish.Pas shtatë vitesh ‘Los Colchoners” u rikthyen në “Olimpin” e futbollit spanjoll, duke thyer hegjemoninë e dy gjigantëve të LaLigas, Realit dhe Barcelonës me trofenë e 11-të në histori. Në rrugët e kryeqytetit shpërtheu festa, me tifozët që bllokuan rrugët, por gjithë ajo festë u prish nga lajmi i një tragjedie.

Sipas El Pais, një 14-vjeçar i cili po festonte triumfin e Atletico në kampionat ka vdekur pasi goditi kokën në hyrje të parkingut të Plaza de Santa Ana në Madrid. Sipas mediave, i mituri do të ishte ulur në dritare, me trupin e tij jashtë furgonit me të cilin po udhëtonte dhe me një flamur të Atletico Madrid.

Në furgon do të ishin disa të rinj të ulur në të njëjtën mënyrë, me trupat e tyre jashtë, dhe shoferi do të lëvizte shumë shpejt dhe do të kishte rrëzuar disa gardhe përpara se të hynte në parkingun ku ndodhi aksidenti.Ambulancat e zhvendosura në zonë kanë qenë në gjendje të konfirmojnë vdekjen e të miturit, pavarësisht përpjekjeve për ta ringjallur atë.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport atletico madrid atletico madrid

Sondazh

Poll