Sport

VIDEO / Shtubina “ndriçon” Egnatian, e shpall kampione të Kategorisë së Parë

22 Maj 2021, 17:17 Nga DOSJA
VIDEO / Shtubina “ndriçon” Egnatian, e shpall kampione

ELBASAN – Kapiteni Ndriçim Shtubina bëhet “heroi” i skuadrës së Egnatias së Rrogozhinës. Në “in extremis”, në minutën shtesë, 90+3, sulmuesi shkodran përfiton nga një gabim i portierit Bakaj dhe nuk fal.

Në portën e boshatisur, sulmuesi shkodran e ka krej të thjeshtë ta shtyjë topin në rrjetën e portës dinamovite. 1-0 për Egnatian, skuadrën fituese të grupit B, e cila shpallet edhe kampione e Kategorisë së Parë për edicionin 2020-2021.

Kalvari i pritjes 16-vjeçare për të marrë pjesë në Kampionatin e Superiores nga Egnatia, skuadra që drejtohet nga trajneri i njohur Gugash Magani, ka marrë fund. Madje edhe me statusin e kampiones së Kategorisë së Parë.

Pavarësisht nga humbja 1-0, edhe skuadra e Dinamos, një emër i madh i futbollit shqiptar, sikurse dihet sezonin e ardhshëm, pas 9 vitesh pritjesh, do të jetë pjesë e kampionatit elitar të Superiores.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport egnatia egnatias kampionia e kategorise se pare ndricim shtubina në finalen e “elbasan arenës” egnatia egnatias kampionia e kategorise se pare ndricim shtubina në finalen e “elbasan arenës”

Sondazh

Poll