Sport

“Dybala humb penallti dhe ndeshja del 0-0”, Mihajlovic ngacmon Juventusin dhe bën profetin në ndeshjen e fundit të kampio

22 Maj 2021, 17:34 Nga DOSJA
“Dybala humb penallti dhe ndeshja del 0-0”, Mihajlovic ngacmon

ITALI-“Dje shkova për një kontroll në spital dhe rashë në gjumë. Ëndërrova sikur Dybala ishte gati të merrte penalltinë për Juventus kur sfida ishte 0-0. Nuk e di si përfundoi, ata më zgjuan”. Këto janë fjalët e Sinisa Mihajlovic, trajnerit të Bologna-s duke ngacmuar disi bardhezinjtë, që do të luajnë ditën e dielë për javën e fundit të kampionatit italian.

“Nëse luajmë gjithçka në një ndeshje? Nga një këndvështrim i caktuar, po sepse duke fituar ne do ta përfundonim sezonin në anën e majtë të tabelës dhe kjo do të thoshte shumë për ne, sepse ishte një nga objektivat sezonalë. Nëse ne fitojmë, ne do ta bëjmë atë për vete, për qytetin dhe tifozët, jo për t’u bërë një favor të tjerëve. ”

Përballja kundër Juventus: “Ata vijnë këtu dhe kanë një shans të madh, ata do të jenë të motivuar. Në ndeshjet e fundit ata kanë bërë mirë dhe kanë dhënë më shumë intensitet.” Përfundon trajneri i Bolognas.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport bologna juventus mihajlovic bologna juventus mihajlovic

Sondazh

Poll