Sport

Për Gattuson nuk ka më vend te Napoli, klubi do të nisë bisedimet me trajnerin që eleminoi Juventusin nga Champions League

22 Maj 2021, 17:16 Nga DOSJA
Për Gattuson nuk ka më vend te Napoli, klubi do të nisë

ITALI-Sergio Conceiçao është kandidati kryesor për t’u ulur në stolin e Napolit. Profili i trajnerit të Portos ishte shfaqur ditët e fundit si një opsion, por orë pas ore po bëhet edhe më i mundshëm. Sipas mediave portugeze, ish-mesfushori mund të mbërrijë në Itali javën e ardhshme për të takuar presidentin De Laurentis.

Ajo që është e sigurt është se dita e hënë do  të jetë vendimtare për të ardhmen e shumë skuadrave të Serie A. Fundjava do të lërë pas fjalën e fundit, pas së cilës do të jetë koha që të gjithë të marrin vendime të rëndësishme. Conceiçao kishte një marrëveshje verbale me drejtuesit e Portos për të rinovuar deri në vitin 2023, por asnjë sinjal rinovimi.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport gattuso napoli porto sergio conceciao gattuso napoli porto sergio conceciao

Sondazh

Poll