Sport

Mes hakmarrjes dhe lumturisë, Suarez shpërthen në lot dhe nuk ndal sulmet ndaj Barçës: Më poshtëruan, unë i jam…

22 Maj 2021, 19:27 Nga DOSJA
Mes hakmarrjes dhe lumturisë, Suarez shpërthen në lot dhe nuk

SPANJË– U largua nga Barcelona si i padëshiruar, ishte pranë Juventusit por që nuk u materializua e më pas në krahët e Simeones dhe Atletico Madrid i aftë të realizonte 21 gola në 32 ndeshje, statistika vendimtare për fitimin e La Liga-s. Luis Suarez do ta mbajë mend këtë edicion.: “Ky ishte viti më i vështirë për mua”.

Futbollisti më pas mori smartphone-in e tij në dorë, me sa duket duke biseduar me familjen dhe më pas duke shpërthyer në lot me shijen e hakmarrjes dhe lumturisë: “Barcelona më hodhi poshtë dhe më poshtëroi, unë i jam mirënjohës Atleticos që më dha këtë shans. Shumë ekipe na kanë nënvlerësuar, ne ishim ekipi më i mirë.

 

Lagrimas de campeón. ?

¡Eres enorme, @LuisSuarez9! ❤#LaLigaSantander #HayQueVivirla pic.twitter.com/UahLY14K73

— LaLiga (@LaLiga) May 22, 2021

Simeone gjithashtu tregohet i gëzuar për këtë sukses të arritur: “Nuk kishte asnjë vit më të mirë për të fituar kampionatin, të isha kampion në një vit si ky, me miqtë që ishin larguar dhe kaq shumë tifozë të Atletico-s që nuk ishin për të na përkrahur. Për fat të mirë ne mund të sjellim gëzim në një moment kaq të vështirë dhe të trishtuar për botën.”

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport atletico madrid barcelona suarez atletico madrid barcelona suarez

Sondazh

Poll