Sport

7 vjet pritje! Atletico Madrid e mbyll finishin e La Liga-s me titullin kampion, ekipi i Ronaldos bie nga kategoria

22 Maj 2021, 17:59 Nga DOSJA
7 vjet pritje! Atletico Madrid e mbyll finishin e La Liga-s me titullin kampion,

SPANJË– Atletico Madrid ka fituar titullin kampion për herë të 11-të në historinë e klubit. Skuadra drejtuar nga Simeone ia doli të fitojë ndeshjen e fundit të kampionatit me shifrat 2-1 përballë skuadrës së Valladolid.

Miqtë pësuan golin e parë nga Plano, por në pjesën e dytë Correa dhe Luis Suarez përmbysën rezultatin duke i dhënë kështu trofeun skuadrës madrilene. Në sfidën tjetër, Real Madrid fitoi me përmbysje 2-1 ndaj Villareal.

Një rezultat pa shumë rëndësi për Realin duke parë që Atletico fitoi. Me këtë sukses e mbylli edhe Barcelona që mundi 0-1  Eibarin. Në sfidat e tjera, Sociedad dhe Betis fituan ndeshjet e tyre duke u kualifikuar në Europa League. Nga Liga bien Huasca, Valladollid dhe Eibar që e mbyllën në 3 vendet e fundit.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport atletico madrid real madrid atletico madrid real madrid

Sondazh

Poll