Sport

Portieri Bakaj kërkon ndjesë për gabimin dhe falënderon dinamovitët…

22 Maj 2021, 20:01 Nga DOSJA

TIRANE – Portieri i Dinamos, Edvan Bakaj, ishte lojtari më i pezmatuar, në përfundim të ndeshjes finale të Kategorisë së Parë, që u zhvillua sot në “Elbasan Arena”. Një gabim i tij në minutat shtesë (90+3), i krijoi mundësinë sulmuesit shkodran Ndriçim Shtubina të përfitonte dhe të shënonte golin e fitores 1-0 për Egnatian, e cila do të shpallej edhe kampionia e kësaj kategorie.

“Pesha e gabimit” e ka bërë portierin 33-vjeçar, që t’u kërkojë ndjesë tifozëve të Dinamos për gabimin nëpërmjet një postimi në faqen e tij në “facebook”. Ndër të tjera, Bakaj gjen rastin edhe të falenderojë stafin drejtues dhe shokët e skuadrën për suksesin e arritur, ku blutë e kryeqytetit, pas 9 sezonesh rikthehen sërish në elitën e futbollit shqiptar dhe sezonin e ardhshëm do të luajnë në kategorinë Superiore.

“Dua ta nis me nje ndjese te madhe per episodin e fundit sot ne ndeshjen qe meritonim te fitonim por futbolli i tille eshte, nje loje gabimesh. Kemi kaluar nje vit te gjate, te bukur e me shume veshtiresi dhe sot jemi pjese e nje kapitulli te rendesishem qe rikthen nje klub te madh si Dinamo aty ku e ka vendin, ne Superiore. Falenderoj  presidentin, stafin drejtues, stafin teknik, lojtaret dhe cdo njeri qe kontribuoi per kete sukses te madh. Falenderoj aksioneret e rinj te klubit per mbeshtetjen dhe uroj shume sukses dhe fat ne projektin e ri. Nje falenderim i jashtezakonshem per tifozet e Dinamos,”- shkruan portieri i njohur Edvan Bakaj, i cili pas një dekade ka veshur sërish fanellën blu të skuadrës së kryeqytetit.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport elbasan arena portieri edvan bakaj portieri i dinamos elbasan arena portieri edvan bakaj portieri i dinamos

Sondazh

Poll