Sport

Martini në lot: “Karma ekziston, e përshëndes Partizanin nga unë dhe Vllaznia sot”!

21 Maj 2021, 18:46 Nga DOSJA
Martini në lot: “Karma ekziston, e përshëndes Partizanin

KURBIN – Teuta barazoi pa gola sot në Laç ndaj vendasve dhe iu afrua vetëm 90 minuta titullit kampion, i ndihmuar edhe nga fitorja e Vllaznisë në Tiranë ndaj Partizanit. Pas ndeshjes në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport ka folur edhe trajneri i Teutës, Edi Martini, që nuk i fsheh aspak emocionet dhe i dalin edhe disa pika lot.

“Festojmë se Apolonia është e rënë nga kategoria dhe nuk ka çfarë i motivon. Sot kishim dy sulmues në nxehje. Pasi shënoi Vllaznia futëm mbrojtës dhe u munduam ta mbajmë barazimin”.

“Sot jam i gëzuar, por është meritë e djemve. Kanë fituar Kupë, Superkupë dhe janë pranë titullit. Ndaj duhen falënderuar. Po të ma hapni zemrën, që nuk nxirret në tavolinë, Vllaznia është ajo që më ka bërë. Karma ekziston, e përshëndes Partizanin nga unë dhe nga Vllaznia sot”.

Laska? “Ishte profeci e thënë para disa kohësh. Nuk dua të merrem me askënd sot, duam të festoj. Vllaznia fiton 4-0? Edhe ne kemi profetët tanë”.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport edi martini partizani teuta trajneri i durrsakeve vllaznia edi martini partizani teuta trajneri i durrsakeve vllaznia

Sondazh

Poll