Sport

“Ekipi të udhëtojë me një autobus të rëndomtë”, presidenti dëgjon thirrjen e tifozëve, detyron skuadrën të udhët

21 Maj 2021, 18:36 Nga DOSJA
“Ekipi të udhëtojë me një autobus të

ITALI- Në ndeshjen e fundit të Serisë A, klubi i Beneventos do të detyrohet të udhëtojë në Torino me autobus për 12 orë. Ky vendim është marrë nga presidenti i klubit nga Campania, Oreste Vigorito, si një dënim për lojtarët pas rënies në Serinë B.

Në janar të këtij viti, Benevento renditej në vendin e 11-të në kuotën e 22 pikëve, por 5 muaj më pas skuadra ka rënë zyrtarisht nga kategoria, duke arritur të marrë vetëm 1 fitore, 7 barazime dhe 10 humbje gjatë kësaj kohe.Vendimi do të vinte pas protestave të disa tifozëve të organizuar: “Ne kemi dëgjuar se ekipi i të rinjve mund të përdoret në ndeshjen ndaj Torinos. Ne nuk jemi dakord.

Ekipi ka udhëtuar gjatë gjithë vitit në fluturime të rehatshme. charter, shpresojmë që kësaj here të shkojë me një autobus të rëndomtë”, ishte mesazhi i tifozëve,mesazh që është konsideruar i përshtatshëm nga presidenti i klubit.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport benevento serie a torino benevento serie a torino

Sondazh

Poll