Aktualitet

Shoqërohet në polici djali i Saimir Taullaut dhe kushëriri i tij, të përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike

21 Maj 2021, 15:08 Nga DOSJA
Shoqërohet në polici djali i Saimir Taullaut dhe kushëriri i tij,

DURRËS- Djali i Saimir Taullaut, i njohur si rivali i Aldo Bares, Sajmojen Taullau është shoqëruar në policinë e Durrësit bashkë me djalin e xhaxhait të tij. Mësohet se Sajmojen Taullau është shoqëruar në polici bashkë me djalin e xhaxhait të Saimir Taullaut, Klajdi Taullau. Të dy dyshohet të jenë përfshirë në trafik të lëndëve narkotike. 

Nga ana e Policisë së Shtetit nuk ka ende informacione zyrtare në lidhje me këtë shoqërim, apo për procedurat që do të ndiqen më vonë me dy kushërinjtë Taullau. 

Për momentin Saimir Taullau ndodhet në Zvicër, aty ku u ekstradua nga Maqedonia e Veriut pasi ishte dënuar me katër vite burg për trafik heroine.  Taullau është dënuar në vitin 2013 dhe është arrestuar gjatë një aksioni të policisë zvicerane. Teksa hetimet po zhvilloheshin lidhur me dosjen e tij, togat e zeza vendosën që ta linin në masë sigurie “arrest në shtëpi”, por duket se i kishin bërë “llogaritë” keq. Taullau nuk ka respektuar vendimin e gjykatës por ka zgjedhur që të arratiset dhe të kthehet në Shqipëri. Megjithatë ai u dënua në mungesë, dhe në shtator të vitit që lamë pas u vu në pranga në Maqedoninë e Veriut.

Saimir Taullaut njihet si rivali Aldo Bares, ish-kreut të Bandës së Lushnjes.  Vëllai i tij, Baki Taullau u vra në vitin 2005, ndërsa Saimiri ka qënë gjithmonë në ‘shënjestër’. Jo më larg se tre vite më parë ndaj tij u organizua një atentat, por ia doli që të shpëtonte me plagë të lehta. Taullau ka qënë dhe pjesë e ‘kokave’ të krimit në Shqipëri, të cilëve Operacioni Forca e Ligjit u ka kërkuar formularin për vetëdeklarimin e pasurisë.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet klajdi taullau saimir taullau shoqerohe ne polici djali i saimir taullaut klajdi taullau saimir taullau shoqerohe ne polici djali i saimir taullaut

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Maj 2021, 12:32

TIRANË– Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë ka reaguar pas ngjarjes së rëndë në Lezhë, ku një grup prej 5 personash përdhunuan një të mitur 15-vje&c...