Aktualitet

Përdhunimi i 15-vjeçares në Lezhë, reagon Avokati i Popullit: Ka nisur hetimi administrativ, organet kopetente të marrin ma

21 Maj 2021, 13:13 Nga DOSJA
Përdhunimi i 15-vjeçares në Lezhë, reagon Avokati i

TIRANË– Institucioni i Avokatit të Popullit ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë të përdhunimit të 15-vjeçares në Lezhë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Avokati i Popullit njofon se ka filluar hetimin administrativm lidhur me ngjarjen, teksa u kërkon organeve kompetente të marrin masat e nevojshme, për trajtimin me profesionalizëm, në një kohë të shpejtë të çështjes, si dhe ofrimin e mbrojtjes dhe mbështetjes së duhur për të miturën.

Më tej, Avokati i Popullit thekson se mbrojtja nga çdo formë e dhunës, neglizhencës e abuzimit seksual dhe forcimi i shëndetit fizik e emocional të fëmijëve nuk është vetëm një komponent kyç i promovimit të të drejtave të tyre, por ka edhe përparësi të jashtëzakonshme.

Reagimi i plotë i Avokatit të Popullit:

AP dhe KMPDF u bëjnë thirrje të gjithë aktorëve, pjesë e sistemit të integruar të mbrojtjes së fëmijës, se mbrojtja nga çdo formë e dhunës, neglizhencës e abuzimit seksual dhe forcimi i shëndetit fizik e emocional të fëmijëve nuk është vetëm një komponent kyç i promovimit të të drejtave të tyre, duke përfshirë interesin e tyre më të lartë, por ka edhe përparësi të jashtëzakonshme.

Edhe një herë, duke marrë shkas nga ngjarja e fundit, abuzimi seksual ndaj një të miture në qytetin e Mirditës, rast për të cilin, Avokati i Popullit ka filluar hetimin administrativ, institucioni i AP-së u kërkon organeve kompetente të marrin masat e nevojshme, për trajtimin me profesionalizëm, në një kohë të shpejtë të çështjes, si dhe ofrimin e mbrojtjes dhe mbështetjes së duhur për të miturën, viktimë e këtij krimi makabër!

Sjellim në vëmendje të autoriteteve, se zbatimi i rekomandimeve të adresuara nga Avokati i Popullit ndaj organeve të administratës shtetërore për këtë dukuri, në raste të tjera të ngjashme, përbën një detyrim kushtetues dhe ligjor!

Ajo, që këto rekomandime në thelb kanë synuar, ka të bëjë pikërisht me:

-krijimin e praktikave të qarta, efektive për trajtimin e dhunës seksuale te fëmijët dhe adoleshentët nga ana e të gjithë punonjësve të sistemit të mbrojtjes së fëmijëve dhe atyre që për shkak të profesionit vendosen në kontakt me ta

-krijimin e shërbimeve të specializuara për mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna dhe abuzimet seksuale, për të minimizuar sa më shumë të jetë e mundur këtë fenomen negativ

-forcimin e sistemit të monitorimit dhe vlerësimit të respektimit të të drejtave të fëmijëve

-trajtimin më të gjerë të temës së abuzimit/dhunës seksuale në programet mësimore (konkretisht të lëndës së edukatës seksuale) dhe, organizimin e fushatave ndërgjegjësuese dhe edukative me prindërit dhe anëtarët e komunitetit, për mbrojtjen e fëmijëve në interesin më të lartë të tyre.

Abuzimi seksual ndaj një fëmije është një akt i dhunshëm përbuzjeje, jo shprehje e seksualitetit ose e dashurisë!

STOP ABUZIMIT DHE DHUNËS SEKSUALE NDAJ FËMIJËVE!!

15-vjeçarja u përdhunua me muaj me radhë nga 5 persona në Rrëshen. Artan Kaçorri 31 vjeç, Albert Molla 27 vjeç, Ermal Tarazhi 30 vjeç, Nikë Lleshi 44 vjeç dhe 17-vjeçari Adrian Gjikola janë autorët të cilët u lanë dje në masën e sigurisë arrest me burg. Në emër të vajzës, sot në orën 14:00 në Rrëshen nisi një protestë kundër këtij akti‘Përdhunimi është krim’ ishte motoja e gjithë marshimit i cili u iniciua pas skandalit të përdhunimit të 15-vjeçares e cila u abuzua për muaj me radhë.

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet perdhunohet 15-vjecarja ne lezhe proteste ne rreshen perdhunohet 15-vjecarja ne lezhe proteste ne rreshen

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Maj 2021, 12:32

TIRANË– Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë ka reaguar pas ngjarjes së rëndë në Lezhë, ku një grup prej 5 personash përdhunuan një të mitur 15-vje&c...