Aktualitet

“Nëse tregon, të vrasim familjen”, përdhunimi i 15-vjeçares në Rrëshen, flet i afërmi i vajzës: Meta të mbledhë Pa

21 Maj 2021, 13:26 Nga DOSJA
“Nëse tregon, të vrasim familjen”, përdhunimi i

RRËSHEN– I afërmi i 15-vjeçares që u përdhunua nga pesë persona në Rrëshen ka kërkuar që Presidenti Ilir Meta të mbledhë Parlamentin e Shqipërisë për këtë çështje dhe të kërkojë ashpërsimin e ligjit për këto vepra penale.

Në një prononcim përmediat, pas protestës së zhvilluar sot në emër të adoleshentes, ai tregon se vajzën e kanë drogua, dhunuar dhe e kanë kërcënuar me jetën e familjarëve të saj, në mënyrë që të mos tregojë asgjë nga ato që i kishin ndodhur.

“Të mblidhet Parlamenti, ky është një akt i paprecedentë. Autorët shantazhuan dhe dhunuan vajzën. I bëjmë thirrje Presidentit të mbledhë Parlamentin. Kërkojmë që ligji për këta përdhunues të jetë më i fortë, më i ashpër. Gjithçka nisi më 7 mars, vajzën e droguan dhe e dhunuan. I kishin dhënë që nëse tregon do të të vrasim familjarët e tu. Vajza është shumë e tronditur nga ngjarja. Ne nuk hyjmë në gjak, të bëhet drejtësi. Vajzës tonë i kanë vënë pistoletën në kokë. Nëse vepron drejtësia, Familja çlirohet. Me katër prej djemve kemi dhe lidhje faresfisnore. Kam respekt për organizatorët e protestës, falenderoj dhe mediat,”- tha i afërmi i 15-vjeçares.

15-vjeçarja u përdhunua me muaj me radhë nga 5 persona në Rrëshen. Artan Kaçorri 31 vjeç, Albert Molla 27 vjeç, Ermal Tarazhi 30 vjeç, Nikë Lleshi 44 vjeç dhe 17-vjeçari Adrian Gjikola janë autorët të cilët u lanë dje në masën e sigurisë arrest me burg. Në emër të vajzës, sot në orën 14:00 në Rrëshen nisi një protestë kundër këtij akti. ‘Përdhunimi është krim’ ishte motoja e gjithë marshimit i cili u iniciua pas skandalit të përdhunimit të 15-vjeçares e cila u abuzua për muaj me radhë.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet perdhunohet 15-vjecarja ne lezhe proteste ne rreshen perdhunohet 15-vjecarja ne lezhe proteste ne rreshen

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Maj 2021, 12:32

TIRANË– Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë ka reaguar pas ngjarjes së rëndë në Lezhë, ku një grup prej 5 personash përdhunuan një të mitur 15-vje&c...