Aktualitet

21 Maj 2021, 12:32 Nga DOSJA

TIRANË– Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë ka reaguar pas ngjarjes së rëndë në Lezhë, ku një grup prej 5 personash përdhunuan një të mitur 15-vjeçare.

Përmes një postimi në Twitter, Delegacioni shkruan se dënon me forcë rastet e përdhunimit të vajzave në Shqipëri, teksa kërkon nga insuticionet të veprojnë.

Mbroni vajzat në Shqipëri! Drejtësia, policia, shërbimet sociale dhe të gjitha institucionet duhet të veprojnë kundër kësaj dhune të tmerrshme. Përdhunimi është një krim dhe indiferenca vret”, shkruan delegacioni i BE në tëitter krahas postimit.

Delegacioni i #BE-së dënon me forcë rastet e fundit të abuzimit seksual të vajzave në #Shqipëri. Nuk ka asnjë justifikim për përdhunimin ose ndonjë formë të abuzimit seksual. JO do të thotë JO. 1/2 pic.twitter.com/OCNhRdR0eT

— EU in Albania (@EUinAlbania) May 21, 2021

15-vjeçarja u përdhunua për muaj me radhë nga 5 persona në Rrëshen. Artan Kaçorri 31 vjeç, Albert Molla 27 vjeç, Ermal Tarazhi 30 vjeç, Nikë Lleshi 44 vjeç dhe 17-vjeçari me inicialet A.Xh janë autortë të cilët u lanë dje në masën e sigurisë arrest me burg. Ditën e sotme po mbahet edhe një protestë në Rrëshen, ku gra e vajza janë mbledhur në mbështetje të 15-vjeçares.

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet delegacioni i be perdhunohet 15-vjecarja ne lezhe proteste ne rreshen delegacioni i be perdhunohet 15-vjecarja ne lezhe proteste ne rreshen

Sondazh

Poll