Bien SHIFRAT/ MSH bën bilancin: 1 viktimë dhe 35 të infektuar me koronavirus gjatë 24 orëve në Shqipëri
21 Maj 2021, 14:30Nga DOSJA
TIRANË– 1 i vdekur dhe 35 raste të reja, ky është bilanci i koronavirusit në vendin tonë për 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka ndërruar jetë një 77-vjeçar nga qyteti i Beratit. Nga 3167 testime të kryera vetëm 35 qytetarë kanë rezultuar pozitivë, ndërsa janë shëruar 556 të tjerë. Ndërsa në spitalet COVID po trajtohen 61 pacientë nga të cilët 7 pacientë janë në terapi intensive.
Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë
Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 3167 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 35 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 10 raste në Tiranë, nga 5 raste në Shkodër, Vlorë, 3 në Kurbin, 2 në Korçë, nga 1 rast në Fier, Devoll, Mirditë, Berat, Mat, Sarandë, Delvinë, Vau i Dejës, Prrenjas, Skrapar
Në 24 orët e fundit janë shëruar 556 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 128,425 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 61 pacientë nga të cilët 7 pacientë janë në terapi intensive. Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e ka fituar 1 qytetar 77 vjeç nga Berati. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes.
Statistika (21 Maj 2021) Raste të reja ditore 35 Të shëruar në 24 orë 556 Të shtruar në spitale 61 Humbje jete në 24 orë 1 Testime ditore 3,167
Testime totale 691,876 Raste pozitive 132,153 Raste të shëruara 128,425 Raste Aktive 1,287 Humbje jete 2,441
BERAT– Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka përfunduar numërimin e 114 kutive të qarkut Berat. Diferenca midis Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste ...
DURRËS– Drejtoria Vendore e Policisë së Durrësit ka dalë me një reagim zyrtar pasi një shtetas maroken denoncoi publikisht se efektivët e kishin dhunuar dh...
TIRANË– Institucioni i Avokatit të Popullit ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë të përdhunimit të 15-vjeçares në Lezhë. Përmes një postimi në rrje...
Aktualitet21 Maj 2021, 12:32
TIRANË– Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë ka reaguar pas ngjarjes së rëndë në Lezhë, ku një grup prej 5 personash përdhunuan një të mitur 15-vje&c...
LEZHË– Ipeshkëvi i Rrëshenit, Dom Gjergj Meta ishte në mesin e qytetarëve që dolën ditën e sotme në Lezhë për të protestuar kundër fenomenit të përdhunimit...
TIRANË– Gjykata Administrative ka shfuqizuar gjobën ndaj kreut të Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçit. Trupa gjykuese e konsideroi...
LEZHË– Qytetarë, aktivistë të shumtë kanë dalë ditën e sotme në një protestë në Rrëshen kundër përdhunimit. Mes tyre, një qytetare marshonte duke qarë. E ...
TIRANË – Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka publikuar arsyetimin një ditë pasi GJKKO dënoi në shkallë të parë me 2 vi...