Aktualitet

Protesta për burimin e Sinecit në Kuçovë, reagon bashkia: Nuk është pronë e banorëve, projekti i ujësjellësit është

21 Maj 2021, 14:23 Nga DOSJA
Protesta për burimin e Sinecit në Kuçovë, reagon bashkia:

KUÇOVË– Bashkia e Kuçovës ka reaguar pas protestës së banorëve në fshatin Lumas për ujin e burimit të Sinecit.

Drejtori i Urbanistikës në bashkinë Kuçovë, Ferdinand Puca ka deklaruar se burimi uk është pronë e banorëve, por është publike. Sipas tij, aty do të ndërtohet një projekt madhor që do të furnizojë 5800 banorë të 7 fshatrave, Lumas, Pëllumbas, Bardhaj, Shegjës, Vodëz, Krekës dhe Koritës.

Bashkia Kuçovë ka hartuar para një viti një projekt për ndërtimin e një ujësjellësi që do të furnizojë 5800 banorë të 7 fshatrave: Lumas, Pëllumbas, Bardhaj, Shegjës, Vodëz, Krekës dhe Koritës. Projekti synon në marrjen e ujit nga burimi i Sinecit, që nuk është as pronë private dhe as pronë e shtetit por është pronë publike.

Ndërtimi i këtij ujësjellësi nuk do të ndikojë në mbylljen përfundimtare të burimit të Sinecit pasi parashikohet që të ketë ujë për vaditje edhe për banorët. Projekti kap vlerën e 354 milion lekëve, do të zbatohet në një afat kohor prej 18-muajsh dhe firma zbatues është firma Salillari shpk

Protesta e banorëve të Lumasit u zhvillua ditën e sotme, për të mbrojtur burimin e ujit të Sinecit. Sipas tyre projekti është bërë pa pranine e banorëve dhe i është shpallur edhe firma fituese kjo e fundit ka filluar punimet. Banorët u shprehën se nuk lejojnë tu marrin ujin ky është i vetmi burim që i mban në këte zonë. Ata kanë bllokuar mjetet e firmës, duke bllokuar rrugën që në orët e para të mëngjesit. Gajtë protestës pati edhe përplasje mes banorëve dhe policisë, e cila ishte në vendngjarje që në momentin kur nisi përplasja.

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet banoret e lumasit ne proteste bashkia e kucoves ferdinand puca proteste ne kucove banoret e lumasit ne proteste bashkia e kucoves ferdinand puca proteste ne kucove

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Maj 2021, 12:32

TIRANË– Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë ka reaguar pas ngjarjes së rëndë në Lezhë, ku një grup prej 5 personash përdhunuan një të mitur 15-vje&c...