Aktualitet

Me lot në sy, gruaja marshon në protestën në Lezhë: Jam vetë nënë! Faji nuk është i vajzës, është i përdhunuesve,

21 Maj 2021, 12:27 Nga DOSJA
Me lot në sy, gruaja marshon në protestën në Lezhë: Jam

LEZHË–  Qytetarë, aktivistë të shumtë kanë dalë ditën e sotme në një protestë në Rrëshen kundër përdhunimit. Mes tyre, një qytetare marshonte duke qarë. E pyetur se përse po qan, ajo tha se është nënë, e se faji nuk është i vajzës por i përdhunuesve.


‘Jam e përlotur sepse jam nënë, kam dhe unë vajzë kam dhe unë djalë. Ju lutem mendoni për vajzat që përdhunohen si për motrat tuaja, është gjynaf, ju vret Zoti. Faji nuk është i vajzës, është i përdhunesve. Këtu e dënon publiku, ndihet keq gjithë jetën. Kështu jemi si vend, ta ndihmojë qeveria që ta heqi nga këtu.’ është shprehur zonja me lot në sy.

Protesta nisi në orën 14:00 në Rrëshen. ‘Përdhunimi është krim’ ishte motoja e gjithë marshimit i cili u iniciua pas skandalit të përdhunimit të 15-vjeçares e cila u abuzua për muaj me radhë nga 5 persona.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet perdhunohet 15-vjecarja ne lezhe proteste ne rreshen perdhunohet 15-vjecarja ne lezhe proteste ne rreshen

Sondazh

Poll