Aktualitet

Përdhunimi i 15-vjeçares/ Dom Gjergj Meta mes protestuesve në Lezhë, MESAZHI: Kini respekt për trupin e tjetrit!

21 Maj 2021, 12:30 Nga DOSJA
Përdhunimi i 15-vjeçares/ Dom Gjergj Meta mes protestuesve në

LEZHË– Ipeshkëvi i Rrëshenit, Dom Gjergj Meta ishte në mesin e qytetarëve që dolën ditën e sotme në Lezhë për të protestuar kundër fenomenit të përdhunimit. I pyetur nga gazetarët, Dom Gjergji tha se organet kopetente duhet të merren me të tilla fenomene. Ndër të tjera, ai përcolli dhe një mesazh për të gjithë qytetarët, që të kenë respekt për trupin e personit tjetër.


Dom Gjergj Meta: Me fenomenet që kanë ndodhur shpresoj të merren organet kopetente. Ky organizim i sotëm synon një sensibilizim, shpresoj që ngjarje të tilla të mos ndodhin me. Mesazhi im është respekt, për tjetrin, për trupin e tjetrin, për gratë fëmijët, adoleshentët. Respekti është në bazën e gjithckaje. Për këtë nuk mund të flas.

Protesta nisi në orën 14:00 në Rrëshen. ‘Përdhunimi është krim’ ishte motoja e gjithë marshimit i cili u iniciua pas skandalit të përdhunimit të 15-vjeçares e cila u abuzua për muaj me radhë nga 5 persona.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet dom gjergj meta perdhunohet 15-vjecarja ne lezhe proteste ne lezhe dom gjergj meta perdhunohet 15-vjecarja ne lezhe proteste ne lezhe

Sondazh

Poll