Aktualitet

50 milionë lekë gjobë se theu masat anti-COVID/ Gjykata Administrative shfuqizon vendimin ndaj Belind Këlliçit

21 Maj 2021, 12:28 Nga DOSJA
50 milionë lekë gjobë se theu masat anti-COVID/ Gjykata

TIRANË– Gjykata Administrative ka shfuqizuar gjobën ndaj kreut të Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçit. Trupa gjykuese e konsideroi gjobën si të pabazuar në prova dhe fakte, ndaj edhe ka tërhequr pas ndëshkimin e Policisë së Shtetit. 

“Bashkë me avokaten e nderuar Zj. Eda Grimci, në seancën përfundimtare për gjobën politike 50 milionë lekë, e vendosur nga qeveria Rama për “grumbullime të paligjshme”. Gjykata Administrative e Shkallës së Parë, nisur nga padia ime, vendosi sot shfuqizimin e masës me gjobë, e gjetur në kundërshtim me ligjin dhe e pabazuar në fakte e prova. Përshëndes vendimin e Gjykatës Administrative dhe inkurajoj bashkëqytetarët e mi, të cilët u goditën padrejtësisht gjatë pandemisë nga gjobvënësit politikë, të ngrenë padi dhe të iniciojnë procese të tilla, me besimin se këto gjoba abuzive dhe antiligjore do të rrëzohen menjëherë. Drejtojuni gjykatës dhe kërkoni drejtësi për veten tuaj,”-shkruan ai. 

POSTIMI I PLOTË:

Deputeti i zgjedhur nga qarku i Tiranë, në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, Këlliçi u gjobit në shkurt me pretendimin se kishte shkelur masat anti-COVID. 

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet belind kelliçi gjobitet belind këllçi gjykata administrative belind kelliçi gjobitet belind këllçi gjykata administrative

Sondazh

Poll