Aktualitet

Dënimi i ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, gjykata publikon arsyetimin: Dënimin do e kryejë në një burg të sigurisë së

21 Maj 2021, 12:24 Nga DOSJA

TIRANË – Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka publikuar arsyetimin një ditë pasi GJKKO dënoi në shkallë të parë me 2 vite burg ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla.

Sipas Gjykatës, dënimi do të bëhet në një burg të sigurisë së zakonshme. Ish-kryeprokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, u dënua me dy vite burg. Përveç dënimit me burg, GJKKO ka vendosur që Llalla të mos mbajë për 5 vite poste publike. Ndërsa po ashtu sekuestro i është vendosur edhe pasurisë së tij. Bëhet fjalë për 4 sipërfaqe toke, në total 22 mijë metra katrore dhe 1 apartament në Durrës. Vendimi i GJKKO do të shkojë në Apel, i cili ose do të lërë në fuqi vendimin e shkallës së parë, ose do të marrë një vendim të ri.

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dënoi dje me 2 vite burg ish-kryeprokurorin, Adriatik Llalla dhe vendosi që për 5 vite ai të mos mbajë poste publike.

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet adriatik lalla denohet adriatik llalla adriatik lalla denohet adriatik llalla

Sondazh

Poll