Aktualitet

‘Përdhunimi është krim, ti nuk je vetëm’/ Gra dhe vajza marshojnë në Rrëshen pas SKANDALIT të 15-vjeçares, delegaci

21 Maj 2021, 12:20 Nga DOSJA
‘Përdhunimi është krim, ti nuk je vetëm’/ Gra

LEZHË– Grupi i feministeve në Rrëshen dhe familjarët e 15-vjeçares së abuzuar seksualisht në Rrëshen kanë dalë ditën e sotme në një protestë kundër përdhunimit. Gra dhe vajza me pankarta në duar dhe me thirrjet: ‘Përdhunimi është krim’ kanë marshuar në qytet.

Të pranishëm në marshim kanë qenë edhe familjarët e 15-vjeçares, te cilët kanë treguar sërish se e mitura është kërcënuar, droguar dhe përdhunuar. Xhaxhai i vajzës ka treguar se pas ngjarjes së rëndë, ajo ka tentuar të vrasë veten. Ai ka kërkuar që familjet e 5 përdhunuesëve të largohen nga fshati.

Kjo protestë vjen pas rastit të bërë publik në Mirditë, aty ku një 15-vjeçare është përdhunuar për muaj me radhë nga 5 persona. Ngjarja e rëndë bëri bashkë shumë persona, të cilët akuzojnë shtetin që nuk bën sa duhet për të mbrojtur gratë e vajzat, duke kërkuar më shumë vëmendje dhe marrje masash nga institucionet shtetërore.

Për këtë ngjarje ka reaguar dhe Delegacioni i BE në Shqipëri, duke i bërë thirrje institucioneve për mbrojtjen e vajzave në Shqipëri dhe duke theksuar se indiferenca vret dhe se vajzat në Shqipëri duhen mbrojtur.

15-vjeçarja u përdhunua me muaj me radhë nga 5 persona në Rrëshen. Artan Kaçorri 31 vjeç, Albert Molla 27 vjeç, Ermal Tarazhi 30 vjeç, Nikë Lleshi 44 vjeç dhe 17-vjeçari Adrian Gjikola janë autorët të cilët u lanë dje në masën e sigurisë arrest me burg.

(A.b;kle.mu)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet perdhunohet 15-vjecarja ne lezhe proteste ne rreshen perdhunohet 15-vjecarja ne lezhe proteste ne rreshen

Sondazh

Poll