Aktualitet

Vrau dhëndrin me thikë dhe plagosi vajzën në Gjakovë, dënohet me 27 vite burg tropojani Col Imeraj

21 Maj 2021, 12:05 Nga DOSJA
Vrau dhëndrin me thikë dhe plagosi vajzën në Gjakovë,

GJAKOVË– Gjykata Themelore në Gjakovë ka dënuar me 27 vite burg Col Imerajn nga Tropoja që akuzohet për vrasjen e dhëndrit të tij në korrikun e vitit të kaluar.

Imeraj është shpallur fajtor nga Gjykata për vrasje të rëndë me dashje ku është dënuar me 27 vite burgim. Mbi të rëndon edhe akuza tentativë për vrasje si dhe plagosje ndaj personit me dashje. 

Si ndodhi ngjarja e rëndë?

Ngjarja e rëndë ndodhi më 7 korrik të vitit 2020, rreth orës 3:00, në fshatin Bardhaniq të Gjakovës. Imeraj ndodhej në shtëpinë e dhëndrit te tij, 60-vjeçarit N.M, të cilin e vrau me dashje  për motive ende të panjohura. Gjithçka ndodhi në momentin ku i ndjeri ishte duke fjetur me bashkëshorten e tij, ku Imeraj mori një thikë në kuzhinë dhe një çekan për të thyer derën e dhomës së tyre. Imeraj u fut në dhomë, goditi motrëne  tij e më pas la të vdekur dhëndrin. Po ashtu ai plagosi dhe vajzën e tij, duke e goditur me thikë.

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet col imeraj denohet col imeraj col imeraj denohet col imeraj

Sondazh

Poll