Aktualitet

U kapën me drogë në makinë, bien në pranga tre të rinj në Shkodër, një i mitur procedohet në gjendje të lirë

21 Maj 2021, 11:28 Nga DOSJA
U kapën me drogë në makinë, bien në pranga tre të

SHKODËR– Tre të rinj kanë rënë në prangat e policisë në Shkodër, pasi janë kapur me lëndë narkotike në mjetin me të cilin lëviznin.

Policia bën me dije se janë arrestuar A. I. 24 vjeç, Ll. L., 18 vjeç, A. I., 20 vjeç, si dhe u procedua në gjendje të lirë i mituri A. D., 16 vjeç, të gjithë banues në fshatin Mabë, Lezhë. Mjeti në të cilin u gjet lënda narkotike u sekuestrua, së bashku me 4 aparate cellular.

Njoftimi i policisë:

Goditet një tjetër rast i prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike. A. I. 24 vjeç, Ll. L., 18 vjeç, A. I., 20 vjeç, u vunë në pranga si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi A. D., 16 vjeç, të gjithë banues në fshatin Mabë, Lezhë.

Shërbimet e Policisë, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se disa shtetas po qarkullonin me lëndë narkotike në automjet, kanë organizuar punën dhe në fshatin Paqram, Njësia Administrative Hajmel, kanë lokalizuar dhe ndalur mjetin e dyshuar. Gjatë kontrollit në mjetin me drejtues shtetasin A. I. dhe pasagjerë shtetasit Ll. L., A. I. dhe A. D., kanë gjetur një sasi lënde narkotike cannabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin dhe 4 aparate celular.

Materialet iu referuan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve

(kle.mu./Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen tre te rinj ne shkoder arrestohen tre te rinj ne shkoder

Sondazh

Poll