Aktualitet

“Është pritë, mos dil”/ Zbulohet çfarë i tha e ëma Endri Mustafës para vrasjes: Ruaju prej Ergysit, është fëmijë

20 Maj 2021, 10:33 Nga DOSJA
“Është pritë, mos dil”/ Zbulohet çfarë i

TIRANE- Një tjetër detaj është zbuluar pas vrasjes së 32-vjeçarit Endri Mustafa në qytetin e Shkodrës. Sot në gjykatë, bashkëshortja e Mustafës, Ingrid Mustafa, ka rrëfyer se i shoqi ishte i dënuar për dhënie parash me fajde, ndërsa në shtëpi ishte kthyer në ditën e Bajramit, 13 maj. Më 14, ka qenë 15-vjeçari Ergys Malja, i cili i ka bërë një bisedë për t’i shitur një qengj për 40 mijë lekë të vjetra, ndodhi që konfirmohet nga rrëfimi i të miturit në polici. Mustafa i kishte marrë paratë tek e ëma, ndërkohë që me Ingridin kishte folur për një “muhabet” që kishte bërë me 15-vjeçarin Ergys Malja.

Ingrid Mustafa nuk ka rrëfyer nëse kjo bisedë pune lidhej me atë që Malja tregon se kishte ndarë me viktimën faktin se kishte mbjellë disa rrënjë kanabisi, por ajo pohon se  i është drejtuar me fjalët “çfarë merresh me të, ai është fëmijë, është hajdut, pash Zotin mos u merr me të.”

Por ka qenë nëna e Endri Mustafës, ajo që ka paralajmëruar se mos Malja e nxirrte në pritë. “O mami, ruaju prej tij se po të bën ndonjë prapësi dhe të nxjerrë në pritë dikund. Ai është i poshtër, a të kujtohet që para një viti ky të ka thënë vetë që merr 3 mijë euro për të nxjerrë në pritë dikë tjetër.”

Por 32-vjeçari është shprehur i bindur se “nuk ka çfarë më bën një fëmijë” dhe ka vendosur të shkojë me Ergys Maljan për në zonën e Livadheve atje ku do të merrte një sasi të premtuar hashashi. Por në vend të drogës, atje gjeti Ibrahim Licin, i cili e vrau.

Si ndodhi vrasja?

Trupi i pajetë i Endri Mustafës u zbulua më 17 maj, 3 ditë pasi familja e tij e kishte denoncuar si të zhdukur. Mustafa u gjet në zonën e Livadheve, i masakruar dhe me një plumb në gojë. Trupi i tij ishte tërhequr zvarrë për disa metra, ndërsa autori kryesor i vrasjes deri më tani sipas Policisë së Shtetit është Ibrahim Lici, 27 vjeç. Ai është shpallur në kërkim për vrasjen e Endri Mustafës, ndërsa akuzohet se më herët ka vrarë dy vëllezërit Brahim dhe Astrit Bilali. Por pse u vra Mustafa? Viktima është një emër i njohur për Policinë e Shkodrës. Ai është përfshirë në një sërë ngjarjesh kriminale që prej vitit 2009 kur ishte dënuar për plagosje dhe dyshimet kryesore të autoriteteve janë se ai është vrarë për shkak të luftës mes bandave në Shkodër dhe faktit se ai njihej nga autori si “ushtari” i familjes Bilali. Por edhe pse Ibrahim Lici akuzohet nga policia si vrasës, i ati duke ndjekur rregullat e fqinjësisë ka shkuar për ngushëllim te familja e të ndjerit, në një situatë të pazakontë ku edhe gruaja e Mustafës e ka hequr fajin nga 27-vjeçari.

LAJMI KRYESOR: Vrasja e Endri Mustafës/ Edison Arrazi s’ka lidhje me ngjarjen, i mituri Ergys Malja “zbërthehet” para Gjykatës: Ibrahim Lici e qëlloi me armë dhe i tha “Qofsh i xhenetit”

(F.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet ergys malja ingrid mustafa vritet endri mustafa ergys malja ingrid mustafa vritet endri mustafa

Sondazh

Poll