Aktualitet

Vrasja e Endri Mustafës/ Edison Arrazi s’ka lidhje me ngjarje, i mituri Ergys Malja “zbërthehet” para Gjykatës: Ibrahim

20 Maj 2021, 09:43 Nga DOSJA
Vrasja e Endri Mustafës/ Edison Arrazi s’ka lidhje me ngjarje, i

SHKODËR– Një javë më parë, Endri Mustafa, i sapokthyer në Shqipëri, u nxorr nga banesa për t’u ekzekutuar në zonën e Livadheve. Sot, dy të arrestuarit e vetëm për vrasjen e tij kanë dalë para Gjykatës së Shkodër. Togat e zeza kanë vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për 26-vjeçarin Edison Arrazi, por jo për ekzekutimin si dhe kanë lënë në burg 15-vjeçarin Ergys Malja. Arrazi akuzohet dhe është arrestuar vetëm për kultivim të lëndëve narkotike, pasi është kapur me 282 gr. Ndërsa nuk është i akuzuar kryesor për vrasjen e 32-vjeçarit Mustafa. Po ashtu jashtë Gjykatës, vëllai i tij Ergys Arrazi tha për mediat se i arrestuari nuk ka lidhje me vrasjen dhe as me drogën.

“Vëllai në momentin e vrasjes ka qenë në shtëpi duke fjetur gjumë,”- tha Ergys Arrazi. Por ndryshe pretendon i mituri, vetëm 15 vjeç, që akuzohet nga familja Mustafa se ka nxjerrë në pritë Endrin. 

I ulur në bankën e të akuzuarit Ergys Malja, 15-vjeçari ka zbardhur faktin se viktima dhe ai kanë biseduar për mbjelljen e parcelave me hashash që kishin vendosur në zonën e Livadheve

Ergys Malja, 15-vjeçari u la në burg pasi akuzohet si bashkëpunëtor në vrasjen e Endri Mustafës. Ai ka akuzuar autorin e vrasjes 27-vjeçarin Ibrahim Lici. Në dëshminë e tij para togave të zeza, Malja ka zbardhur faktin se viktima dhe ai kanë biseduar për mbjelljen e parcelave me hashash që kishin vendosur në zonën e Livadheve. I mituri tregon se ishte Ibrahim Lici, ai që qëlloi me armë zjarri dhe më pas u largua me motor nga vendi i krimit.

“Lici kishte armë në dorë, vrau Endri Mustafën. Endri i tha “Mos më vrit pash Zotin se kam fëmijë. Ibrahim Lici e qëlloi përsëri madje edhe në fytyrë. Lici i tha Endrit “Qofsh i xhenetit”, Lici u largua me motor nga vendngjarja!”

Si ndodhi vrasja?

Trupi i pajetë i Endri Mustafës u zbulua më 17 maj, 3 ditë pasi familja e tij e kishte denoncuar si të zhdukur. Mustafa u gjet në zonën e Livadheve, i masakruar dhe me një plumb në gojë. Trupi i tij ishte tërhequr zvarrë për disa metra, ndërsa autori kryesor i vrasjes deri më tani sipas Policisë së Shtetit është Ibrahim Lici, 27 vjeç. Ai është shpallur në kërkim për vrasjen e Endri Mustafës, ndërsa akuzohet se më herët ka vrarë dy vëllezërit Brahim dhe Astrit Bilali.

Por pse u vra Mustafa?

Viktima është një emër i njohur për Policinë e Shkodrës. Ai është përfshirë në një sërë ngjarjesh kriminale që prej vitit 2009 kur ishte dënuar për plagosje dhe dyshimet kryesore të autoriteteve janë se ai është vrarë për shkak të luftës mes bandave në Shkodër dhe faktit se ai njihej nga autori si “ushtari” i familjes Bilali. Por edhe pse Ibrahim Lici akuzohet nga policia si vrasës, i ati duke ndjekur rregullat e fqinjësisë ka shkuar për ngushëllim te familja e të ndjerit, në një situatë të pazakontë ku edhe gruaja e Mustafës e ka hequr fajin nga 27-vjeçari.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet ergys malja ibrahim lici vritet endri mustafa ergys malja ibrahim lici vritet endri mustafa

Sondazh

Poll