Aktualitet

“Mister” pronari i 123 mijë paundëve në Portin e Durrësit/ “Zbërthehet” në polici shoferi i furgonit: Pyesni shefi

20 Maj 2021, 08:57 Nga DOSJA
“Mister” pronari i 123 mijë paundëve në Portin e

DURRËS– Olsi Sefolli, drejtuesi i mjetit tip furgon ku u gjetën 123 mijë paund dje në Portin e Durrësit ka rrëfyer në polici se nuk ka dijeni për paratë e gjetura në makinë. Ai ka deklaruar se përgjegjësia është e pronarit dhe se ai është vetëm transportuesi i kutive.

“Të japi llogari pronari që ka tre furgona. Unë përgjigjem për pakot dhe gjithçka është e dukshme. Nga ta di unë se çfarë është fshehur. Une paguhem me rrugë, nuk kam një rrogë fikse”, është shprehur ai.

I riu nga Hamallaj i Durrësit u prangos dje pasi akuzohet për veprat penale ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, dhe “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”.

Raportimi fillestar ishte se në furgon u gjetën 1 milionë paund britanik dhe se paratë ishin të një personi me influencë por pas numërimit, shuma rezultoi se ishte vetëm 123 mijë paundë, por sërish “pa destinacion”.

(F.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet olsi sefolli olsi sefolli

Sondazh

Poll