Aktualitet

“Mos më vrit se Pash Zotin kam fëmijë”, zbardhet dëshmia e 15-vjeçarit që akuzohet se nxorri në pritë Endri Mustafë

20 Maj 2021, 09:20 Nga DOSJA
“Mos më vrit se Pash Zotin kam fëmijë”, zbardhet

SHKODER– Ergys Malja, 15-vjeçari i arrestuar në Shkodër dhe i akuzuar si bashkëpunëtor në vrasjen e Endri Mustafës, akuzon si autorin e vrasjes 27-vjeçarin Ibrahim Lici, i shpallur në kërkim dhe që prej ditës së vrasjes ndodhet në arrati. Në dëshminë e tij para togave të zeza, Malja ka treguar njohjen e tij me viktimën, që ka nisur pas një porosie për një qengj, të cilin ai ia ka dërguar ditën e vrasjes në orën 18:00 të pasdites.

Por si ka vijuar më tej takimi? Të dy, i mituri dhe viktima kanë biseduar me njëri-tjetrin rreth disa rrënjëve kanabis që Malja thotë se kishte mbjellë në zonën e Livadheve në qytetin e Shkodrës. Në këtë moment, Endri Mustafa i ka dalë garant se do ta ndihmonte që kanabisin ta kalonte pa probleme nga parcela për në shtëpi.

Ai është shfaqur i gatshëm për ta shoqëruar të miturin tek parcelat e kanabisit, atje ku është përballur me Ibrahim Licin. Ergys Malja, e ka identifikuar si autorin e vrasjes dhe tregon mungesën e mëshirës. Edhe pse Mustafa i ishte lutur që të mos e vriste sepse kishte fëmijë, ai e ka qëlluar dhe i ka thënë: Qofsh i xhenetit.

“Biseduam me Endrin për ti shitur një qengj. Rreth orës 18:00 i nxorra qingjin. I thashë Endrit se kisha mbjellë hashash. Hashashin e kisha mbjellë në zonën e Livadheve. Më tha do të të ndihmoj të çosh kanabisin në shtëpi. Pas kësaj, rreth orës 22:00 u nisëm drejt Livadheve. Ibrahim Lici na doli përpara, kishte armë. Lici doli në vendin e quajtur “gropa e Eskavatorit”. Lici kishte armë në dorë, vrau Endri Mustafën. Endri i tha “Mos më vrit pash Zotin se kam fëmijë. Ibrahim Lici e qëlloi përsëri madje edhe në fytyrë. Lici i tha Endrit “Qofsh i xhenetit”, Lici u largua me motor nga vendngjarja”.-thotë i mituri.

Si ndodhi vrasja?

Trupi i pajetë i Endri Mustafës u zbulua më 17 maj, 3 ditë pasi familja e tij e kishte denoncuar si të zhdukur. Mustafa u gjet në zonën e Livadheve, i masakruar dhe me një plumb në gojë. Trupi i tij ishte tërhequr zvarrë për disa metra, ndërsa autori kryesor i vrasjes deri më tani sipas Policisë së Shtetit është Ibrahim Lici, 27 vjeç. Ai është shpallur në kërkim për vrasjen e Endri Mustafës, ndërsa akuzohet se më herët ka vrarë dy vëllezërit Brahim dhe Astrit Bilali. Por pse u vra Mustafa? Viktima është një emër i njohur për Policinë e Shkodrës. Ai është përfshirë në një sërë ngjarjesh kriminale që prej vitit 2009 kur ishte dënuar për plagosje dhe dyshimet kryesore të autoriteteve janë se ai është vrarë për shkak të luftës mes bandave në Shkodër dhe faktit se ai njihej nga autori si “ushtari” i familjes Bilali. Por edhe pse Ibrahim Lici akuzohet nga policia si vrasës, i ati duke ndjekur rregullat e fqinjësisë ka shkuar për ngushëllim te familja e të ndjerit, në një situatë të pazakontë ku edhe gruaja e Mustafës e ka hequr fajin nga 27-vjeçari.

LAJMI KRYESOR: Vrasja e Endri Mustafës/ Edison Arrazi s’ka lidhje me ngjarje, i mituri Ergys Malja “zbërthehet” para Gjykatës: Ibrahim Lici e qëlloi me armë dhe i tha “Qofsh i xhenetit”

(F.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet ergys malja ibrahim lici vritet endri mustafa ergys malja ibrahim lici vritet endri mustafa

Sondazh

Poll