Aktualitet

Përdhunuan në grup 15-vjeçaren në Lezhë/ Gjykata e Lezhës lë në burg 5 autorët! 31-vjeçari shantazhoi të miturën me

20 Maj 2021, 09:23 Nga DOSJA
Përdhunuan në grup 15-vjeçaren në Lezhë/ Gjykata e

TIRANË- 5 të akuzuarit për përdhunimin në grup të adoleshentes 15-vjeçare në fshatin Tarash në zonën e Mirditës janë lënë në burg.

Pas nismës që ka pushtuar rrjetet sociale me togfjalëshin “përdhunuesit kanë emër”, Artan Kaçorri 31 vjeç, Albert Molla, 27 vjeç, Ermal Tarazhi, 30 vjeç, Nike Lleshi, 44 vjeç dhe Adrian Gjikola, 17 vjeç nuk kanë thënë asnjë fjalë më shumë për ngjarjen e rëndë. Gjatë seancës u bë e ditur se Artan Kaçorri shantazhoi 15-vjeçaren me video intime dhe e përdhunoi, ndërsa më pas videot ua dha dhe 4 shokëve të tij.

Por kur nisi abuzimi?

Babai i të miturës ka rrëfyer për mediat se ngjarja e rëndë ka ndodhur më 8 mars, kur Artan Kaçorri ka shkuar dhe ka marrë 15-vjeçaren në shkollë. Sipas prindërve të vajzës, 31-vjeçari e ka marrë vajzën me zor në makinë dhe e ka droguar.

Më pas ai ka kryer marrëdhënie seksuale me të, dhe e ka dërguar tek Nik Lleshi, i cili gjithashtu ka abuzuar seksualisht me të. Me anë të një videoje, ata e kanë shantazhuar vajzën e cila nga frika është detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë në grup.

Ka qenë e ëma e të miturës që ka dyshuar se me vajzën diçka nuk shkonte pasi i ka gjetur një telefon ilegal i cili i qe dhuruar nga autorët. Brenda telefonit gjendeshin foto e video, me të cilat ata i bënin shantazh për të kryer marrëdhënie seksuale me persona të tjerë.

(F.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet adrian gjikola albert molla artan kacorri ermal tarazhi nike lleshi perdhunuesit kane emra adrian gjikola albert molla artan kacorri ermal tarazhi nike lleshi perdhunuesit kane emra

Sondazh

Poll