Aktualitet

Kalon me sukses “rrjetën” e Vettingut, prokurori i Elbasanit, Alfred Shehu! Ka në dorë hetimin e vrasjes së Pjer

20 Maj 2021, 10:15 Nga DOSJA
Kalon me sukses “rrjetën” e Vettingut, prokurori i Elbasanit,

TIRANË– Alfred Shehu, prokurori i Elbasanit, njëherazi personi që ka në dorë hetimin për vrasjen e Pjerin Xhuvanit e ka kaluar me sukses Vettingun. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i dha sot dritën jeshile Shehut, pas procesi e nxorri atë të pastër.

Nga hetimi që u krye në të trija shtyllat e Vettingut, që janë verifikimi i pasurisë, pastërtia e figurës dhe aftësitë profesionale, Alfred Shehu doli i përshtatshëm.

Konkretisht, pasuria e tij nuk pati probleme me deklarimin. KPK i kërkoi atij barrën e provës për një bilanc negativ prej 129 mijë lekësh në një transaksion mes anëtarëve të familjes dhe një tjetër prej 1.4 milion lekësh lidhur me blerjen e një shtëpie në vitin 2013.
Prokurori deklaroi versionin e tij që arriti të bindte trupën gjykuese të Vettingut.

KPK rrëzoi raportin e DSIK për pastërtinë e figurës me pretendimin se të dhënat e referuara nuk përputheshin me ato që KPK kishte gjetur vetë në dosjen e tij penale.

Prokurori Alfred Shehu ka hyrë në radhët e sistemit të drejtësisë në vitin 1999. Fillimisht ai ka punuar pranë prokurorisë së Gramshit, ndërsa prej vitit 2007, ai është prokuror në qarkun e Elbasanit. Shehu ka në dorë një nga çështjet më të bujshme të vitit 2021, atë të vrasjes së Pjerin Xhuvanit. Shehu është personi që u rreshtua krah Ardi Veliut në deklaratat e para zgjedhjeve se viktima nuk kishte para dhe karta identiteti me vete, ndërkohë që në gjykatë u vërtetua e kundërta.

(F.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet alfred shehu konfirmohet alfred shehu vettingu per alfred shehun vrasja e pjerin xhuvanit alfred shehu konfirmohet alfred shehu vettingu per alfred shehun vrasja e pjerin xhuvanit

Sondazh

Poll