Aktualitet

Dhunoi për vdekje pronarin dhe shërbëtoren rumune, pse Italia kërkon ekstradimin me ngulm të Selman Ballës (NGJARJA)

20 Maj 2021, 10:00 Nga DOSJA
Dhunoi për vdekje pronarin dhe shërbëtoren rumune, pse Italia

TIRANË- Selman Balla, 55 vjeç u arrestua mbrëmjen e djeshme si i shpallur ndërkombëtar pasi është i dënuar me 11 vite e 10 muaj burg nga Gjykata e Pistoias në Itali. Por pse akuzohet ai? Balla akuzohet se në vitin 2013 bashkë me tre persona të tjerë pasi akuzohet se në vitin 2013, ka grabitur me dhunë një vilë në qytezën e Burianos në Provincën e Pratos.

Ata kanë grabitur mijëra euro, por arsyeja kryesore pse drejtësia italiane kërkon ta ekstradojë është fakti se gjatë grabitjes ata kanë rrahur shërbëtoren rumune dhe kanë plagosur me thikë të zotin e shtëpisë, Gian Michele Gangale, 36 vjeç. Pronari i banesës nga goditjet me thikë mbeti i paralizuar.

55-vjeçari Selman Balla u arrestua në Itali por në momentin që masa e sigurisë iu ndryshua nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie” ai ia mbathi drejt Shqipërisë. Tashmë ai është dënuar dhe pritet ekstradimi që të vuajë dënimin atje.

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë

Finalizohet një tjetër operacion për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar. Operacioni policor i koduar “Linza”, i zhvilluar nga DVP Tiranë, në bashkëpunim me Fast Albania dhe Interpol Tirana. Arrestohet përkohësisht, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, 56-vjeçari i dënuar me 11 vite e 10 muaj e 25 ditë burgim, për veprat penale “Vrasja e mbetur në tentativë”, ”Grabitja” dhe ”Armëmbajtja pa leje”. Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit kundër Jetës dhe Pronës, në bashkëpunim Forcën e Posaçme Operacionale në DVP Tiranë dhe Fast Albania, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve me ZQK Interpol Tirana, finalizuan me sukses operacionin policor “Linza”, në kuadër të të cilit, në Linzë, u bë i mundur arrestimi me qëllim ekstradimi drejt Italisë i shtetasit Selman Balla, 56 vjeç, banues në Tiranë. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Pistojës/ Itali e ka dënuar me 11 vite e 10 muaj e 25 ditë burgim, për veprat penale “Vrasje e mbetur në tentativë”, ”Grabitja” dhe ”Armëmbajtja pa leje”. Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka hyrë në banesën e një shtetasi italian dhe nën kërcënimin e një arme dhe një thike ka vjedhur në këtë banesë një shumë të madhe parash dhe sendesh me vlerë dhe më pas janë larguar me një veturë të vjedhur. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

(F.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet selman balla selman balla

Sondazh

Poll