Aktualitet

Sherr banal, plagoset me thikë 18-vjeçari në Vlorë, ngjarja dyshohet se…

20 Maj 2021, 09:14 Nga DOSJA
Sherr banal, plagoset me thikë 18-vjeçari në Vlorë,

VLORE- Një i ri është paraqitur në Urgjencën e Spitalit të Vlorës për të kërkuar ndihmë mjekësore, pasi është plagosur me thikë.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se ai është plagosur me thikë në zonën e qafës dhe se ngjarja dyshohet se ka ndodhur  pas një konflikti të momentit mes tij dhe autorëve.

Djali është rreth 18 vjeç, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje dhe pritet zbardhja e rrethanave dhe autorëve të plagosjes së tij.

(F.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet plagosje ne vlore plagosje ne vlore

Sondazh

Poll