Sport

Edhe Eric Cantona në “Hall of Fame” të Premier League

18 Maj 2021, 15:18 Nga DOSJA

ANGLI – Pas Alan Shearer dhe Thierry Henry, Eric Cantona është lojtari i tretë, që ka zënë një vend në “Hall of Fame” të Premier League. Një shpërblim i merituar për sulmuesin e madh francez të Manchester United, fitues i katër kampionateve angleze në pesë sezone, duke shënuar 70 gola në 156 ndeshje të Premier League.

“Unë jam shumë i lumtur dhe krenar, por në të njëjtën kohë nuk jam i befasuar,”- tha francezi me një buzëqeshje në një video. “Do të isha befasuar mjaft nëse nuk do të zgjidhesha,”- shtoi Cantona me egon e tij të zakonshme. “Unë kam qenë me shumë fat që kam qenë lojtar në këtë ekip, me shokë ekipi të mrekullueshëm, një trajner të mrekullueshëm dhe tifozë të mrekullueshëm”,- përfundoi ish-sulmuesi francez i Manchester United.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport eric cantona manchester united eric cantona manchester united

Sondazh

Poll