Sport

Frikë në Trigoria: Arrestohet babai i Scamaccas, kërcënoi të pranishmit në një lokal dhe dëmtoi disa makinat në qendrë

18 Maj 2021, 14:54 Nga DOSJA

ITALI – Një pasdite frike të hënën në Trigoria, kur babai i sulmuesit të Genoas, Gianluca Scamacca, pasi hyri në qendrën sportive të verdhekuqve, nisi të kërcënonte disa të pranishëm në një bar, si dhe duke dëmtuar disa makina të parkuara.

Emiliano Scamacca përfitoi nga hyrja në qendrën sportive, duke trembur edhe djemtë e sektorit të të rinjve të Romës, që po stërviteshin në fusha të ndryshme të qendrës sportive “Fulvio Bernardini”.

Në një kohë të shkurtër ai u ndalua menjëherë, së pari nga rojet e sigurimit të Romës dhe më pas nga policia që e arrestoi. Arsyet e gjestit të çmendur janë ende të panjohura.

Babai i Scamacca kishte veshur një xhup të Sassuolos. Midis makinave të shkatërruara ka dëmtuar edhe atë të menaxherit Tiago Pinto të Romës. Djali i tij, Gianluca i huazuar te Genoa, është rritur në sektorin e të rinjve verdhekuqve, me të cilët luajti nga 2012 në 2015.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport emiliano scamacca gianluca scamacca tiago pinto trigoria emiliano scamacca gianluca scamacca tiago pinto trigoria

Sondazh

Poll