Politike

‘Hemoragjia’ me kandidatët, Patozi gjen ‘fajtorët’: Na përgjojnë, ndihen të kërcënuar

21 Maj 2019, 11:33 Nga DOSJA
‘Hemoragjia’ me kandidatët, Patozi gjen

Tiranë-  Pasi tre kandidatët e tij për kryetar bashkie në zgjedhjet e 30-qershorit janë tërhequr nga gara ka ardhur edhe një reagim nga kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi.

Ai është shprehur se nuk ka asnjë pengat ndaj atyre që u larguan nga Bindja Demokratike  pasi u kapën për fyti që të hiqnin dorë nga gara.

“Kurrë më parë nuk ka ndodhur që një partie politike, ndonëse fare e re, t’i sulmohen, përgjohen dhe merren peng, që nga firmëtarët e deri tek kandidatët e saj për zgjedhjet e 30 qershorit.”, shprehet ai.

Tre kandidatët  e Bindjes Demokratike të cilët janë tërhequr nga gara janë Bledar Sinella, kandidat për bashkinë Kavajë, Dejvis Hebibasi kandidat në bashkinë Skrapar dhe Salvador Kaçaj, kandidat për bashkinë Lezhë. (lexo këtu)

Reagimi i plotë:

NUK NA NDALIN DOT, NDAJ JANË TËRBUAR NGA DËSHPËRIMI

Krenarë për atë që kemi bërë në kaq pak ditë dhe mirënjohës për gjithkënd që mbështeti dhe besoi tek BINDJA DEMOKRATIKE. Sot jemi realisht shumë më tepër dhe shumë më të fortë se në ditën e parë.
Asnjë peng për ata që u ndanë prej nesh për shkak se u kapën për fyti dhe u lidhën prej këmbësh nga të dëshpëruarit e sistemit, të cilët ndjehen tmerrësisht të kërcënuar nga era e BINDJES DEMOKRATIKE.
Shikojeni vetë si janë shpërfytyruar, sa kanë nisur me tërbim një fushatë të egër kundër nesh, që të kujton gjuetinë e nazistëve ndaj ebrenjve, para dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Kurrë më parë nuk ka ndodhur që një partie politike, ndonëse fare e re, t’i sulmohen, përgjohen dhe merren peng, që nga firmëtarët e deri tek kandidatët e saj për zgjedhjet e 30 qershorit.
Është e pashmbullt kjo që po ndodh, por ajo konfirmon gjithashtu se ne kemi bërë gjënë e duhur në kohën e duhur.
E kanë kot. Sepse nuk na ndalin dot, ndaj edhe janë kaq të acaruar.
Nuk ia vlen të merreni me inkuizitorët, ndonëse i njohim me emra, ua dimë edhe zyrat ku i kanë thirrur të penduarit, në prani të dëshmitarëve mediatikë.
Sepse koha e tyre po skadon me shpejtësi. Është koha e BINDJES DEMOKRATIKE.

J.V/Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike hemoragjina në bd justifikohet astrit patozi zgjedhjet e 30 qershorit hemoragjina në bd justifikohet astrit patozi zgjedhjet e 30 qershorit

Sondazh

Poll