Politike

Tsipras kërcënoi dje Ramën, komisioneri grek i BE: Shqipëria, të jetë anëtare e familjes europiane

21 Maj 2019, 09:58 Nga DOSJA
Tsipras kërcënoi dje Ramën, komisioneri grek i BE:

TIRANE- Komisioneri për Migrimin Çështjet e Brendshme dhe Shtetësinë në Bashkimin Europian, Dimitris Avramopoulos, gjatë prezantimit të operacionit FRONTEX në Shqipëri, tha se dëshiron që ta shohë Shqipërinë sa më pranë BE.

Deklarata e komisionerit grek të BE, vjen një ditë pasi kryeministri Aleksis Tsipras, tha për Financial Times, se Shqipëria duhet të respektojë të drejtat e minoritetit grek, në të kundërt, dera e BE do të mbyllet për të.

“Personalisht kam lumturinë që jam këtu, për dy arsye, Së pari të shihja këtë agjenci të bëhej me një polici kufitare evropiane dhe e dyta sepse gjithmonë kam dashur ta shoh Shqipërinë më afër Europës, për ta parë Shqipërinë jo vetëm të bëhet pjesë e Europës, por anëtare e familjes europiane”, tha Avramopoulos.

Avramopoulos e bëri deklaratën, ditën e sotme, në Pallatin e Kongreseve, ku është prezantuar operacioni i FRONTEX që parashikon që 50 oficerë dhe pajisje logjistike të vendosen në pikat kufitare.

Ky operacion, ka për qëllim frenimin e fluksit të emigrantëve nga Lindja e Mesme dhe vendet e Afrikës së Veriut që përdorin Shqipërinë si rrugë kalimi për në BE.

Operacioni u përshëndet nga Rama e Lleshaj, ndërsa zyrtarët e BE, garantuan se sovraniteti nuk preket.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike aleksis tsipras dimitris avramopulos negociatat e shqiperise me be aleksis tsipras dimitris avramopulos negociatat e shqiperise me be

Sondazh

Poll