Politike

Një ditë pas akuzave të forta për Berishën, Thaçi takon Ramën: Kënaqësi, diskutuam për samitin e Parisit

21 Maj 2019, 10:39 Nga DOSJA
Një ditë pas akuzave të forta për Berishën,

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Takimi vjen një ditë pasi presidenti i Kosovës, lëshoi akuza të forta në drejtim të ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha.

Takimi përkon një ditë pas takimit që presidenti Ilir Meta, zhvilloi me Ramush Haradinajn.

Pas përfundimit të takimit që zgjati për gati 1 orë, presidenti i Kosovës njoftoi në rrjetet sociale se në fokus të takimit ka qenë aktualiteti politikë në Ballkan, por edhe përgatitja e Kosovës për Samitin e Parisit.

“Si gjithmonë, kënaqësi takimi me kryeministrin Edi Rama. Biseduam për aktualitetet politike në Kosovë, Shqipëri dhe rajon, si dhe për përgatitjet e Kosovës për Samitin e Parisit. HTH”-shkruan presidenti.

Mbrëmjen e djeshme, Thaçi tha në emisionin “Hapur” se Berisha nuk e ka dashur kurrë Pavarësinë e Kosovës dhe se i ka shërbyer Serbisë duke i dhënë armë Millosheviçit për të vijuar genocidin serb në Kosovë.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama hashim thaci sali berisha edi rama hashim thaci sali berisha

Sondazh

Poll