Politike

Kriza politike, ambasadori i Britanisë së Madhe takohet me Metën në Presidencë

21 Maj 2019, 09:38 Nga DOSJA
Kriza politike, ambasadori i Britanisë së Madhe takohet me Metën

TIRANË- Ambasadori i Britanisë në Tiranë, Duncan Norman, ka zhvilluar sot një takim me Presidentin Ilir Meta. Ka qenë ambasadori ai që ka shkuar në zyrën e Metës dhe sipas burimeve mësohet se është diskutuar për krizën politike.

Të njëjtat burime shtojnë se temë e bisedës ka qenë menyra e zgjidhjes së krizës që ka kapur vendin, ku opozita ka kërcënuar me bojkot të zgjedhjeve dhe kërkon largimin e qeverisë, ndërsa maxhoranca është e vendosur për zgjedhje në 30 qershor.

Kujtojmë se Norman gjatë javës së kaluar shkoi dhe në zyrën e Lulzim Bashës, ku zhvilluan një takim për më shumë se një orë. Ndërkohë që vet kreu i PD javën e shkuar zhvilloi në vizitë në Britaninë e Madhe, ku pati takime të rëndësishme me deputetë dhe figura të tjera të larta. Sipas zyrës së shtypit të PD takimet kishin temë diskutimi zgjidhjen e krizës në Shqipëri.

Basha ka kërkuar ndihmën e ndërkombëtarëve që ai të ulet në tryezë me Ramën dhe të firmosin marrëveshje e cila do çlirojë vendin, ndërkohë që Kryeministri është shprehur se është gati të bisedojë pa ndërkombëtarët dhe pa asnjë kusht.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ilir meta kriza politike ne shqiperi norman ducman protestat e opozites ilir meta kriza politike ne shqiperi norman ducman protestat e opozites

Sondazh

Poll