Politike

Oficerët e FRONTEX në kufijtë shqiptarë, Rama: Kënaqësi e dyfishtë, BE vëmendje ndaj Shqipërisë

21 Maj 2019, 09:02 Nga DOSJA
Oficerët e FRONTEX në kufijtë shqiptarë, Rama:

TIRANE- Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij sot ka thënë se Shqipëria është e privilegjuar që FRONTEX do të monitorojë kufijtë.

Rama tha se është një kënaqësi e dyfishtë për të, e para sepse projekti përfshin për herë të parë një vend jashtë BE, si Shqipëria, dhe e dyta sepse komisioneri Dimitris Avramopoulos, ka punuar për shqiptarët.

Pjesë nga fjala e Ramës: 

Kënaqësi e dyfishtë për mua sot. Bëhemi pjesë e një projekti tejet të rëndësishëm për Europën.arsyeja tjetër është personale. Jam këtu sot me një mik shumë të vjetër, koha bën të vetën, që në disa role, ka treguar me vepra jo me fjalë, një miqësi shumë të sinqertë jo thjesht ndaj meje, por ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve, komisioneri i nderuar Dimitris Avramopoulos. I dedikuar ndaj një fushe, që kur mori detyrën, mu duk sikur i kishin lënë zonën më të minuar të sfidave të BE. Pa diskutim, është bërë një progres i madh. Prania juaj në Tiranë në këtë moment të rëndësishëm për patrullimin e kufijve shqiptarë nga FRONTEX, është domethënëse për ne, si tregues i vëmendjes dhe mbështetjes së BE ndaj Shqipërisë. Kemi vullnet të palëkundur për të qenë në këtë copëz të vogël të Europës, një partner dhe një vend i besueshëm.

Ditën e sotme, në Pallatin e Kongreseve është prezantuar operacioni i FRONTEX që parashikon që 50 oficerë dhe pajisje logjistike të vendosen në pikat kufitare.

Ky operacion, ka për qëllim frenimin e fluksit të emigrantëve nga Lindja e Mesme dhe vendet e Afrikës së Veriut që përdorin Shqipërinë si rrugë kalimi për në BE.

Operacioni u përshëndet nga Rama e Lleshaj, ndërsa zyrtarët e BE, garantuan se sovraniteti nuk preket.

(F.g.dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama frontex në shqipëri kontrollet ne kufi edi rama frontex në shqipëri kontrollet ne kufi

Sondazh

Poll