Politike

Refugjatët, Rama: Strehuam gjysmë milioni, e kemi faqen e historisë me krenari. Ja ku jemi, mbijetuam

21 Maj 2019, 09:08 Nga DOSJA
Refugjatët, Rama: Strehuam gjysmë milioni, e kemi faqen e

TIRANE- Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij para oficerëve të FRONTEX, ka thënë se Shqipëria ishte vendi që pak vite më parë strehoi rreth 500 mijë refugjatë lufte.

Rama tha se Shqipëria është vendi që strehoi hebrenjtë në fund të luftës, duke shënuar kështu një histori suksesi.

“Jemi të vendosur për t’u integruar në BE. Nuk jemi vend që janë dëgjuar klimtha për emigrantët. Kemi pranuar gjysmë milioni emigrantë lufte. Jemi këtu, jemi gjallë, shumë më mirë seç ishim. Jemi vendi i parë që strehoi hebrenjtë, duke e zbardhur faqen tonë të historisë, që sot na bën të ndihemi krenarë.”-tha Rama.

Ditën e sotme, në Pallatin e Kongreseve është prezantuar operacioni i FRONTEX që parashikon që 50 oficerë dhe pajisje logjistike të vendosen në pikat kufitare.

Ky operacion, ka për qëllim frenimin e fluksit të emigrantëve nga Lindja e Mesme dhe vendet e Afrikës së Veriut që përdorin Shqipërinë si rrugë kalimi për në BE.

Operacioni u përshëndet nga Rama e Lleshaj, ndërsa zyrtarët e BE, garantuan se sovraniteti nuk preket

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama emigrantet ne europe frontex në shqipëri edi rama emigrantet ne europe frontex në shqipëri

Sondazh

Poll