Politike

“Mos buqëzeqeshni me çudi, s’jemi naivë”, Rama para FRONTEX: Luftën se pamë në TV, e kishim këtu. Kur shqiptarët e

21 Maj 2019, 09:18 Nga DOSJA
“Mos buqëzeqeshni me çudi, s’jemi naivë”,

TIRANE- Kryeministri Edi Rama ka përmendur sërish luftën e Kosovës gjatë fjalës së tij në ceremoninë e pritjes për 50 oficerët e FRONTEX që do të patrullojnë në kufijtë e vendit.

Rama u tha se Shqipëria e do BE-në, dhe sipas shefit të qeverisë mbi 93% e njerëzve duan të hyjnë në union. Por kryeministri nuk e la këtu, ai përmendi sërish luftën e Kosovës.

“Për fatin tuaj të mirë, ju jeni në një vend ku 93% e njerëzve duan të hyjnë në BE. Mos buzëqeshni me çudi kur e dëgjoni. Ne nuk jemi naivë për këtë dashuri ndaj BE, që kërcënohet nga verbia ndaj historisë së BE. Jemi pjesë e një territori që luftën se ka parë në TV, apo në arkivat bardhezi, apo përmes filmave, por e kemi pasur këtu. 500 mijë shqiptarë nga Kosova këtu i ka sjellë lufta, ashtu sikundër viktima të panumërta ka bërë lufta, në kohën kur në BE, lufta konsiderohej një çështje e zgjidhur.”-tha Rama. 

Ditën e sotme, në Pallatin e Kongreseve është prezantuar operacioni i FRONTEX që parashikon që 50 oficerë dhe pajisje logjistike të vendosen në pikat kufitare.

Ky operacion, ka për qëllim frenimin e fluksit të emigrantëve nga Lindja e Mesme dhe vendet e Afrikës së Veriut që përdorin Shqipërinë si rrugë kalimi për në BE.

Operacioni u përshëndet nga Rama e Lleshaj, ndërsa zyrtarët e BE, garantuan se sovraniteti nuk preket.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama frontex në shqipëri edi rama frontex në shqipëri

Sondazh

Poll