Politike

Debatet mes deputetëve për ashpërimin e Kodit Penal, Siguria miraton me 8 vota propozimin e Qeverisë

21 Maj 2019, 09:26 Nga DOSJA
Debatet mes deputetëve për ashpërimin e Kodit Penal, Siguria

TIRANË- Komisioni i Sigurisë ka miratuar me 8 vota pro dhe 2 kundër propozimet e qeverisë për një sërë ndryshimesh në Kodin Penal që do të ashpërsojnë masat për disa vepra penale. Në Komisionin e Sigurisë ndryshimet janë miratuar parimisht mes debateve nga deputetët dhe tashmë pritet diskutimi nen për nen dhe votimi në seancë plenarë që ndryshimet të marrin formën e një ligji.

Sot deputetët kanë diskutuar për ashpërsimin e masave për sigurinë ushqimore, dhunën ndaj mjekëve, dhunën në stadiume si dhe krimet mjedisore dhe dënimin e atyre që bllokojnë rrugët. Por këto ndryshime nuk kanë kaluar pa debate, pasi deputeti Myslim Murrizi ka replikaur me Ulsi Manjën.

Për Myslim Murrizin nuk duhet pse të bëjnë arnime kur ndërkohë një grup deputetësh po punojnë për krijimin një Kodi të ri Penal. “Prisja të kishte shtrëngime të veprave penale të rënda. Keni kurajo kur thoni që do ndalojnë protestat në rruge?”, tha ai.

Por për Ulsi Manjën, këto ndryshime nuk mund të bëheshin pjesë e Kodit të ri Penal sepse reflektojnë ndryshimet që janë bërë në Shqipëri. “Tjetër janë direktivat e BE për mbrojtjen e mjedisit. Neni për pengimin e transportit rrugor sot është i pa aplikueshem, masa e dënimit ngelet po e njëjta”, shtoi Manja.

Lefter Maliqi: Pse me kaq ngut këto ndryshime, sepse jemi dhe në prag të zgjedhjeve. Nëse zgjedhjet bëhen këto jane masa shtrënguese. Shpresoj të këtë marrëveshje mes palëve. Ju mendoni që kanë efekt këto ndryshime por unë mendoj që kanë efekt të kundërt ndaj opozitës. Për mua janë heret.

Ulsi Manja: S’ka lidhje me zgjedhjet e 30 qershorit, ka kohë qe i kemi nis për ti trajtuar. Është rastësi. Nëse miratohen para 30 qershorit do të ishin garanci për procesin zgjedhor. Zgjedhje do këtë me 30 qershor. S’do ketë përplasje as konflikt.

Ndryshimet në Kodin Penal janë propozuar nga Qeveria para pak javësh. Ka qenë vet kryeministri Edi Rama që nga mbledhja e Grupit Parlamentar të PS tha se dënimi do të jetë deri në 15 vite për këto që tregton produkte dhe helmon qytetarët. Ndryshimet vijnë në një kohë që në media janë bërë disa denoncime për shitjen e produkteve të kontaminuara dhe me hormone. Ndryshimet përfshijë dhe ashpërsimin e masave, për dhunën ndaj policëve dhe mjekëse, dhunën në stadium, të drejtën e autorit, krimet në mjedis si dhe për protestuesit që bllokojnë rrugët.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike debati tek siguria dhuna ndaj mjekëve dhuna ndaj policeve myslim murrizi ndryshimet ne kodin penal siguria ushqimore ulsi manja debati tek siguria dhuna ndaj mjekëve dhuna ndaj policeve myslim murrizi ndryshimet ne kodin penal siguria ushqimore ulsi manja

Sondazh

Poll