Politike

Rikthimi i vizave për shqiptarët, Avramopulos: S’bëj komente, Holanda s’ka bërë kërkesë në BE 

21 Maj 2019, 10:37 Nga DOSJA
Rikthimi i vizave për shqiptarët, Avramopulos: S’bëj

TIRANË- Komisioneri i BE-së për Migrimin dhe Çështjet e Brendshme Dimitris Avramopoulos nga Tirana, ku ishte i pranishëm në aktivitetin e FRONTEX, (Lexo këtu) theksoi se ende në zyrat e Komisionit nuk ka ardhur asnjë kërkesë nga Holanda për heqjen e vizave për shqiptarët.

Ai u shpreh se  nuk komenton ato që bëhen në nivelin e vendeve anëtare, përdersa nuk ka një kërkesë në zyarat e BE.

Ne nuk bëjmë komente për atë që vendoset në nivelin e vendeve anëtare, por për derisa thelbi kryesor ka të bëjë me mekanizimin për pezullimin e vizave, që ka interes të madh për ju, më lejoni t’u them se Komisioni nuk ka marrë asnjë njoftim që kërkon pezullimin e vizave. Për asnjë vend në Europë që përfiton. Nëse mund të ndodhë në të ardhmen, më besoni se do të bëjmë një analizë të kujdesshme nëse një veprim i tillë do të duhet të merret apo jo në përputhje me procedurat dhe informacionin që ka të bëjë me rrethanat specifike” tha ai.

Kujtojmë se pak javë më parë ka votuar ‘PRO’  kërkesës së 5 grupeve parlamentare, VVD, CDA, SP, CU dhe PVV që të rikthenin vizat për shqiptarët. Në kërkesën e tyre këto parti theksonin se shqiptarët në Holandë ishin bërë një problem i madh, pasi ishin përfshirë në shumë krime dhe në kultivimin e marjuanës. Edhe pse kjo kërkesë u miratua në Parlament, qeveria ende nuk është shprehur.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dimitris avramopulos frontex në shqipëri holanda kthen vizat per shqiperine kthimi i vizave per shqiparet dimitris avramopulos frontex në shqipëri holanda kthen vizat per shqiperine kthimi i vizave per shqiparet

Sondazh

Poll