Bota

Ndërmjetësuesi i BE-së Lajçak takim me presidentin serb, Vuçiç: Serbia është gati ta vazhdojë dialogun

17 Maj 2021, 19:13 Nga DOSJA
Ndërmjetësuesi i BE-së Lajçak takim me presidentin serb,

BRUKSEL– Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, pas takimit që ka pasur me ndërmjetësuesin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se dëshirojnë paqe e stabilitet në rajon.

Takimin e ka njoftuar Vuçiç nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në ‘Twitter’, derisa ka thënë se pati një bisedë të këndshme me Lajçak.

Ne duam të kemi paqe dhe stabilitet. Serbia është gati ta vazhdojë dialogun. Bisedë e këndshme sonte me Miroslav Lajçak”,- ka shkruar Vuçiç.

Желимо да чувамо мир и стабилност. Србија је спремна за наставак дијалога. Добар разговор вечерас са @MiroslavLajcak. pic.twitter.com/MWqOO2KK1D

— Александар Вучић (@avucic) May 17, 2021

Lidhur me takimin në llogarinë e tij private në Twitter ka shkruar edhe Lajçak, duke thënë se është biseduar lidhur me zhvillimet e fundit në dialog dhe vizitën e tij në NATO dhe Çeki.

Vlerësova mundësinë që të diskutoja me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq për zhvillimet e fundit në dialog dhe marrëdhëniet BE-Ballkan perëndimor, si dhe dy vizitat e fundit në NATO dhe Republikën Çeke sot”,– ka shkruar Lajçak.

I appreciated the opportunity to discuss with @predsednikrs @avucic the latest developments on the Dialogue and the EU-Western Balkans relations between the his two visits to NATO and the Czech Republic today. pic.twitter.com/sEugrHvdw6

— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) May 17, 2021

Ndërmjetësuesi special i BE-së ende nuk ka njoftuar për ndonjë takim me palën kosovare.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

rajoni rajoni aleksander vucic dialogu kosove-serbi miroslav lajčák aleksander vucic dialogu kosove-serbi miroslav lajčák

Sondazh

Poll