Bota

Lufta Izrael-Palestinë, Organizata “Human Rights”: Bombardimet izraelite përbëjnë krime lufte 

17 Maj 2021, 19:02 Nga DOSJA
Lufta Izrael-Palestinë, Organizata “Human Rights”: Bombardimet

GAZA- Ogranizata “Human Rights” (Të drejtat e njeriut), i ka cilësuar bombardimet e Izraelit si krime lufte. Aljazeera shkruan se Omar Shaker i “Human Rights” ka thënë se në Rripin e Gazës sulmet ajrore kanë goditur të gjitha ndërtesat që strehojnë familje, duke shkaktuar vdekjen e dhjetëra civilëvem qërfshirë gra dhe fëmijë.   

“Në Rripin e Gazës kemi parë sulmet ajrore izraelite që godasin ndërtesat komerciale dhe të banimit … ndërtesat që strehojnë qindra familje,” tha ai.

200 të vrarë gjatë përplasjeve mes Izraelit dhe Hamasit (grupit që lufton për lirinë e Palestinës), në rripin e Gazës. Mediat ndërkombëtare raportojnë se në Gaza janë 200 të vrarë, mes tyre 58 fëmijë dhe 33 gra. Izraeli raporton për 13 të vrarë, mes tyre dy fëmijë. Mbi 1, 300 persona të plagosur janë raportuar nga Ministria e Shëndetësisë në Palestinë, ndërsa dhjetra të tjerë besohet kanë mbetur nën rrënoja.

Tensionet u përhapën nga Jeruzalemi Lindor në Gaza pasi grupet e rezistencës Palestineze atje u zotuan të hakmerren ndaj sulmeve të fundit Izraelite në Xhaminë Al-Aqsa dhe lagjen Sheikh Jarrah nëse nuk ndaleshin. Izraeli pushtoi Jeruzalemin Lindor, ku ndodhet Al-Aqsa, gjatë luftës arabo-izraelite në 1967. Ai aneksoi të gjithë qytetin në 1980 në një lëvizje të njohur kurrë nga bashkësia ndërkombëtare.

Lajmi kryesor: Dita e tetë! Lufta Izrael-Palestinë, konfirmohen 200 të vrarë në Gaza, mes tyre fëmijë dhe gra

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota lufta izrael-palestine omar shaker lufta izrael-palestine omar shaker

Sondazh

Poll